Ka ndodhur

Ulja e numrit të infektimeve, mbyllet spitali Covid 3 në Tiranë

Ulja e numrit të infeksioneve dhe shtrimeve në spital dhe si rrjedhojë edhe e fataliteteve, kanë bërë që spitali Covid 3 në Tiranë të mbyllet.

Pacientët e këtij spitali, që ndodhet n ambientet e QSUT-së, të transferohen te Spitali Infektiv, ose siç quhet ndryshe, Covid 1.

Gjithashtu mësohet se zhvendosje do të ketë edhe për punonjësit e kësaj strukture. Por megjithatë Covid 3 do të vijojë të qëndrojë gati për çdo situatë.

Një javë më parë, për këtë arsye është mbyllur edhe spitali Covid 4, që ndodhet në një godinë pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2.886 testime të kryera gjithsej, u regjistruan 149 raste të reja me Covid dhe 3 humbje jete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë