Lajme

Ulet taksa për Rrugën e Kombit

Taksa e Rrugës së Kombit për qytetarët dhe biznesin do të ulet nga sa parashikohej në kontratën fillestare me koncesionarin. Qeveria po negocion me koncesionarin për të ulur tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit për qytetarët dhe bizneset.

Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj, dje në një takim me biznesin e Odës Ekonomike të Kosovës, në kuadër të konsultimeve me grupet e interesit para vendosjes së tarifës, u shprehën se për ata që konsiderohen përdorues të shpeshtë, do të ketë ulje të tarifës. Për efekte lehtësuese do të paguhen deri në 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë