Treg

Ulet kreditimi në janar

Në muajin janar, kredia për ekonominë ka pësuar një rënie të lehtë. Por gjithsesi, kredia ka ritme pozitive nëse flitet në terma vjetorë.

Sipas Bankës së Shqipërisë kredia arriti në rreth 569 miliardë lekë, afërsisht dy miliardë lekë më pak krahasuar me dhjetorin e vitit që kemi lënë pas. Në terma vjetorë rritja është 6% më shumë se janari 2019-s.

Zëri i kredisë për individë që është më i qëndrueshmi (1,6 mld euro ose 196 mld lekë), edhe për janarinpati rritje të lehtë ose 6.5% më shumë se janari i 2019-s.

Edhe kredia hipotekore dhe ajo për konsum vazhdojnë me trend rritës të mbështetura nga normat e ulëta historike të interesit, kurse kredia për biznesin ra lehtë gjatë janarit.

Kjo lloj kredie ka qenë faktor përcaktues që ka ndikuar në frenimin e kredisë për ekonominë, megjithëse kjo kredi ka  një rritje vjetore pozitive, me 4% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kredia për bizneset, sipas BSH-së, shënon 59% të portofolit total të huasë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë