Bota

Ukraina thotë se ka shkatërruar një anije luftarake ruse në Krime, Moska e konfirmon

Nga Gazeta ‘Si’- Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më 26 dhjetor se kanë shkatërruar një anije të Flotës ruse në afërsi të Gadishullit të Krimesë, anije që dyshohet se kishte dronë të cilët Moska synonte t’i përdorte në luftën kundër Kievit.

“Rreth orës 02:30 (sipas kohës lokale) më 26 dhjetor, Forcat Ajrore sulmuan me raketa lundruese në zonën e Feodosias avionmbajtësin e madh, Novocherkassk, të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, u tha në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram.

Feodosia është shtëpi e një baze të madhe detare të Gadishullin e pushtuar të Krimesë.

Në një njoftim paraprak nga autoritetet ukrainase u tha se Novocherkassk u “shkatërrua”, duke shtuar se “njerëzit thonë se po transportonte Shahed” – duke iu referuar dronëve kamikazë iranianë, që Rusia rregullisht i përdor kundër Ukrainës.

Komandanti i Forcave Ajrore ukrainase, Mykola Olechtchouk, ka publikuar një video ku shihet një shpërthim në bazën detare ruse në Feodosia.

Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë që mbështetet nga Kremlini, dhe Ministria e Mbrojtjes thanë se një person është vrarë dhe dy janë plagosur nga sulmi në Feodosia.

“Deri më tani, shpërthimet janë ndalur dhe zjarri është lokalizuar. Të gjitha shërbimet relevante janë në vendin e ngjarjes. Banorët e disa shtëpive janë evakuuar”, shtoi ai në postimin e publikuar në Telegram.

Agjencia Interfax citoi Ministrinë e Mbrojtjes të ketë thënë se Ukraina ka lëshuar raketat nga avionët për të sulmuar Feodosian

Rusia ka konfirmuar se një nga luftanijet e saj është dëmtuar në një sulm ukrainas në një port të Detit të Zi. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se anija e madhe ulëse Novocherkassk u godit nga aeroplanët ukrainas që mbanin raketa të drejtuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë