Futboll

Ukraina, Polonia dhe Gjeorgjia kompletojnë kuadrin e Euro 2024, ja grupet e tyre

Gazeta Si – Me kualifikimin e Polonisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë nëpërmjet fazës së Play-off-it, është kompletuar edhe 24-shja e skuadrave që marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë. Këto skuadra janë vendosur në grupet D, E dhe F, sipas shortit të hedhur më parë.

Polonia kishte shortin më të vështirë. Levandovski me shokë shkon në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Franca, Holanda dhe Austria. Për polakët, që në kualifikuese ishin në të njëjtin grup me Shqipërinë, do të jetë gati e pamundur ta kalojnë grupin.

Ukraina, që mbrëmë eliminoi Islandën, është vendosur në Grupin E, ku i bashkohet Belgjikës, Sllovakisë dhe Rumanisë. Një grup i pranueshëm ky për ukrainasit e drejtuar nga trajneri Sergej Rebrov.

Gjeorgjia, që për herë të parë do të marrë pjesë në fazën finale të një Europiani, pozicionohet në Grupin F. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Portugalia, Turqia dhe Çekia.

Europiani Gjermani 2024 starton më 14 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë