Bota

Ukraina po shqyrton pavarësinë e Kosovës, Vuçiç: Do të humbë çdo gjë brenda ditës!

Deklarata e ambasadorit ukrainas në Beograd, Volodymyr Tolkach, se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës ka shkaktuar reagimin e fortë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një reagim të tij, Vuçiç, ka thënë se Ukraina do të humbë gjithçka që ka brenda ditës, nëse e njeh pavarësinë e Kosovës. “Pas kësaj, si mund të thotë ajo se i përmbahet ligjit ndërkombëtar?” tha Vuçiç më 8 gusht. Ai shtoi se Ukraina është një shtet mike e Serbisë, dhe se nuk ka telashe në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai ka thënë se “nuk beson se Ukraina do ta bënte këtë”.

“Ka presioni ndaj nesh, e edhe te gjitha shtetet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha Vuçiç.

Presidenti serb i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, në Beograd, ku iu përgjigjën pyetjeve rreth një letre të deputetëve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kërkuan masa më të rrepta ndaj Serbisë.

Më 7 gusht, dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia dërguan një letër zyrtarët të lartë të BE-së dhe Uashingtonit, duke iu kërkuar ta ndryshonin qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Në mesin e firmëtarëve është dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ukrainës, Aleksandar Merezhko, i cili është edhe vetë nënshkrues i letrës së lartpërmendur, tha se në Kiev po diskutohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës, “edhe pse nuk është e lehtë të merret një vendim i tillë”.

Merezhko tha se në Parlamentin e Ukrainës ka deputetë që mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Si qytetar ukrainas, shoh që Kosova është në anën e Ukrainës, pasi ajo ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se po përpiqet të na mbështesë. Nga komunikimi që kam pasur me kolegët e mi serbë, shoh disa dyshime. Fatkeqësisht, ndonjëherë Serbia anon drejt Rusisë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë