Trend

UGG’s janë çizmet më “in” të momentit

Këpucët komode Ugg ishin të pashmangshme në kulmin e popullaritetit të saj në fillimet e hershme dhe tani me përfundimin e pandemisë ende larg, i doni apo i urreni, Uggs janë kthyer.

Ndoshta është nevoja e përgjithshme për tu ndjerë njëkohësisht komod dhe në trend ose moti i ftohtë,  mbase janë të gjitha por pa marrë parasysh se sa janë komentuar (për mirë e për keq) në të kaluarën, Uggs ka bërë një rikthim.

Nga Dua Lipa te Bella Hadid, të famshëm dhe blogerë në të gjithë botën janë parë duke i veshur ato.

Në raportin e saj tremujor, platforma globale e kërkimit të modës Lyst renditi çizmet klasike të Ugg një ndër 10 produktet më në trend në botë.

Ndërsa pantoflat Scuff Deco të Uggs ishin në vendin e tretë.

Raporti vë në dukje se pantoflat Scuff Deco të Ugg janë një opsion popullor për dhurata për burrat, ndërsa mini çizmet klasike janë bërë stili më “in”

"Në tremujorin e fundit të vitit 2020, blerësit kërkuan rehati dhe mbrojtje." shkruan raporti.

Lyst thekson se pantoflat dhe çizmet klasike janë një "kategori që kanë shpërthyer" krahas trendit për nostalgjinë e viteve '90 dhe rritjen e veshjeve të rehatshme mbi të gjitha.

"Me konsumatorët që kalojnë më shumë kohë në shtëpi, kërkesa u rrit për këpucë komode, praktike që janë perfekte për dimër. Për këtë, Uggs kanë pasur sezonin më të mirë të shitjeve këtë vjeshtë\dimër që nga viti 2016.” shkruan Lyst.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë