Jete & Stil

Uellsi po mendon të paguajë qytetarët çdo muaj për të plotësuar kostot e jetesës

Një skemë e re do të provohet në Uells, ku të rriturve do t’u ofrohet një shumë parash për të përballuar kostot e jetesës, pavarësisht punës që mund të bëjnë.

Konservatorët thanë se një politikë e tillë do ta kthente Uellsin në një “pjatë majtiste”.

Ministri i parë, Mark Drakeford tha se një eksperiment i tillë duhet të dizenjohet me kujdes duke patur parasysh grupin me të cilin do të punojmë.

Ai shtoi: “Duhet të jetë eksperiment sepse nuk është në dorën tonë për ta vënë plotësisht në praktikë”.

Eksperimenti duhet të krijohet në një mënyrë që të kuptohet se çfarë duhet të bëhet më pas.

Suportuesit e këtij eksperimenti thonë se është një mënyrë e mirë për njerëzit e papunë ose me punë të parregullt, duke i dhënë mundësinë e një pune të re apo mësimit të aftësive të reja.

Një ndër suportuesit ishte dhe milioneri Elon Musk.

Ky projekt ka nisur në Finlandë fillimisht, ku 2.000 njerëz të papunë janë paguar me 560 euro në muaj për 2 vite.

Studiuesit thanë se një skemë e tillë i linte qytetarët të kënaqur dhe më pak te stresuar, por nuk i ndihmonte për të gjetur punë.

Një eksperiment të tillë mbështetet dhe nga vetë komisionerët e Uellsit.

Burimi: BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë