Futboll

UEFA zgjedh Shqipërinë për takimin me Federatat e futbollit të Europës juglindore

Gazeta Si - UEFA ka vendosur të organizojë në Tiranë një mbledhje me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës juglindore. Mbledhja do të mbahet më 16 prill në selinë e FSHF-së, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Temat që do të diskutohen në këtë mbledhje, sipas një njoftimi të FSHF-së, kanë të bëjnë me strategjinë e UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian.

Në Tiranë pritet të vijnë drejtuesit më të lartë të 10 federatave, si Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Turqia.

Nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA-s hvillohet në vendin tonë. Më parë FSHF ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA-s, Komitetin “HatTrick”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë