Futboll

UEFA shpejton, më 10 korrik shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më 10 korrik UEFA do të hedhë shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Pra, shorti do të hidhet pa u mbyllur të gjitha ndeshjet e fazës së 1/8-ve. Në gusht, me kampionate kombëtare të përfunduara, Liga e Kampionëve do të kthehet në fushë për të kompletuar kuadrin e 1/8-ve, për t’u spostuar pastaj në Lisbonë për “Final Eight”.

UEFA ka vendosur për ndeshje teke në çerekfinale dhe gjysmëfinale. Nuk janë parashikuar koka grupi në short dhe janë pranuar tashmë edhe përplasjet mes skuadrave të të njëjtit shtet. "Jam i lumtur që jemi në gjendje të rifillojmë thuajse të gjitha kompeticionet tona, - ka thënë presidenti i UEFA-s, Ceferin. – Futbolli po i kthehet normalitetit në Europë dhe dua t’I falënderoj të gjithë, veçanërisht sanitarët që kanë rrezikuar dhe kanë sakrifikuar për të na dhënë mundësinë të luajmë sërish”.

1/8-at, ndeshjet e mbetura
Çelsi-Bajern Mynih (0-3)
Napoli-Barcelona (1-1)
Real Madrid-Mançester Siti (1-2)
Lion-Juventus (1-0)
Skuadra të kualifikuara
Atalanta
Atletiko Madrid
Lajpcig
PSG

Kalendari
1/8-at: 7/8 gusht 2020 (vendi i papërcaktuar)
Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet: Lisbonë, ndeshje teke 12/13/14/15 gusht (çerekfinalet) dhe 18/19 gusht (gjysmëfinalet). Ndeshjet luhen në “Stadio do Sport” dhe “Jose Alvalade”
Finalja – Lisbonë, 23 gusht 2020, “Estadio do Sport”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë