Futboll

UEFA, propozim federatave për një Champions të ri me 100 ndeshje më shumë

Liga e Kampionëve është e destinuar të bëhet më e madhe dhe më e pasur, mes frikës se klubet më të mëdha do të bashkohen në një SuperLigë dhe se federatat më të vogla do ta rrisin hendekun në raport me ato më të rëndësishme. Të martën UEFA do t’i njohë 55 federatat rreth planit të saj për rinovimin e Ligës së Kampionëve, duke nisur nga 2024-a, duke shtuar 4 skuadra dhe rrjedhimisht do të luhen 100 ndeshje më shumë në sezon.

Në veçanti do të diskutohet mënyra e dhënies së të ardhurave ekstra në kompeticionin futbollistik më të madh për klube. Dilema është, nëse ato duhet t’u jepen klubeve klubeve më të varfra, apo klubeve historike, në bazë të sukseseve të mëparshme dhe pozicionit që kanë në renditjen e klubeve.

Logoja e UEFA-s në zyrat e saj. Gazeta Si, 8 shkurt 2021

Objektivi është për të shtuar të ardhurat nga Championsi. UEFA do të prezaqntojë një propozim për një Champions me 36 skuadra që do të niste pas tri vitesh, me një variant të formatit të “sistemit zviceran”. Para “ok”-it të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shumë mundësi që 55 federatat të takohen për të diskutuar më 20 prill në Zvicër.

Sipas formatit të ri, çdo skuadër do të përballet me 10 kundërshtarë të ndryshëm për një klasifikim të vetëm, ndryshe nga faza tradicionale e grupeve me 6 ndeshje kundër 3 kundërshtarëve. Më pas, 16 skuadrat më të mira të fazës së parë do të shkonin në “play-off”, që do të ishte me eliminim direkt.

Me këtë format UEFA do t’u vinte në ndihmë kërkesave të klubeve më të mëdha europiane për të luajtur më shumë ndeshje, në mënyrë që të kenë më shumë të ardhura për të operuar në tregun e futbollistëve. Propozimi i UEFA-s parashikon 225 ndeshje, kurse formati aktual ka 125 ndeshje, me gati 2 miliardë euro përfitime për 32 klubet pjesëmarrëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë