Futboll

UEFA përcakton oraret dhe datat e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në Europë

10 ekipe shqiptare do të marrin pjesë në kompeticionet Europiane këtë sezon, 4 nga Kategoria Superiore, Tirana, Kukësi, Teuta, Laçi, 3 nga Superiga e Kosovës, Drita, Gjilani dhe Prishtina, dhe 3 ekipe shqiptare nga kampionati maqedonas, Shkëndija, Shkupi dhe Renova.

UEFA ka përcaktuar orarin e zhvillimit të ndeshjeve të ekipeve shqiptare në kompeticionet europiane. Takimi i Champions League mes Dinamo Tbilisit dhe Tiranës, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Gjeorgjisë më datë 19 gusht, do të fillojë në orën 19:00. Po në Champions, kosovarët e Drita pasi eliminuan Inter Escalades falë fitores 2-1, do të përballeshin me Linfield, por rezultati pozitiv me Covid-19 i Hamdi Namanit bëri që të ndeshja të anulohej.

Turi i Parë

19 gusht

Dinamo Tbilisi-Tirana (19:00)

Në Europa League do të garojnë Kukësi, Laçi dhe Teuta, që do të tentojnë kualifikimin ndaj Slavia Sofia (Bullgari), Keshla (Azerbajxhan) dhe Beitar Jerusalem (Izrael). Të treja këto skuadra do të luajnë në datë 27 gusht, me Teutën që zbret e para në fushë. Nga kampionati kosovar, Prishtina pasi fitoi Kupën, shorti i rezervoi një rival nga Gjibraltari. Ekipi kryeqytetas do të sfidojë Lincoln Red Imps F.C, ndërsa dy ditë më pas pritet të debutojë në arenën ndërkombëtare edhe Gjilani. Nënkampionët do të ndeshen kundër Tre Pennes nga San Marino.

Ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe azerëvë të Sumqayit, që do të luhet më datë 27 gusht, do të fillojë në orën 18:00. Ndërkohë në të njëjtën ditë zbresin në fushë edhe Shkupi me Renovën. Kryeqytetasit do të përballen me Neftçi Baku (18:00), një tjetër kundërshtar nga Azerbajxhani, ndërsa skuadra tjetër nga Tetova do të sfidojë armenët e Alashkert.

Turi paraeliminator

18 gusht

Lincoln Red Imps-Prishtina 18:00

20 gusht

SP Tre Pene-Gjilani  21:00

Turi i parë

27 gusht

Teuta-Beitar Jerusalem     16:30

Sumgayit-Shkëndija Tetovë  18:00

Neftçi-Shkupi   18:00

Alashkert-Renova     18:00

Keshla-Laçi   19:00

Kukësi-Slavia Sofia  20:00


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë