Futboll

UEFA kërkesë FIFA-s: Ndryshoni rregullin e prekjes së topit me dorë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka marrë një kërkesë nga UEFA për të riparë rregullin e prekjes me dorë, për të siguruar më shumë fleksibilitet te gjyqtarët dhe parandaluar lojtarët që të ndëshkohen padrejtësisht.

Në një letër për Infantino, të zbuluar nga Associated Press, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kërkoi që takimet e nëntorit të ligjvënësve të lojës të konsideronin lejimin e gjyqtarëve që përsëri të përcaktonin nëse një lojtar e ka prekur qëllimisht apo jo topin me dorë, sidomos një zonën e portës, ku flitet për penallti.

Kërkesa e Ceferin erdhi pas një serie penalltish të theksuara nga topi në dorë. Sipas tij, duhet lënë në dorë të arbitrit të ndeshjes nëse një prekje e topit me krahët e zgjatur ose të ngritur duhet sanksionuar apo jo. “Përpjekja për të përcaktuar në mënyrë rigoroze rastet kur topi ndalet me dorë është një nismë, që ka rezultuar në shumë vendime të padrejta. Kemi konstatuar zhgënjim dhe shqetësim në rritje nga komuniteti i futbollit për të.

Ndodh shpesh që topi godet aksidentalisht duart ose krahët e lojtarëve, por fryma e ligjit është e qartë se, duke qenë raste të tilla të pashmangshme, ata nuk duhet të ndëshkohen për të shmangur copëzimin e tepërt të lojës dhe gjithashtu për të lejuar që situata të rrezikshme të vendosin rezultatin e ndeshjeve. Përdorimi i VAR-it në shumë gara thjesht ka përkeqësuar problemin dhe i shtyn gjyqtarët dhe mediat të zbërthejnë çdo situatë, me efekte paranojake dhe rezultate të diskutueshme.

Fryma e lojës duhet të ruhet në çdo kohë. Unë mendoj se kthimi te formulimi i mëparshëm, ndoshta i rishikuar dhe integruar nga një dispozitë që nuk lejon shënimin e golave ​​me dorë / krah, është një mundësi për t’u marrë parasysh”.

Letra iu dërgua Infantinos më 27 tetor, por çështja e Ceferin u përforcua të martën nga një incident në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Një goditje e sulmuesit të Chelsea, Tammy Abraham, goditi këmbën e mbrojtësit të Rennes, Dalbert, dhe pastaj shkoi në krahun e tij të zgjatur. Rezultati ishte që Dalbert mori kartonin e dytë të verdhë dhe penallti, që Timo Werner e shndërroi në gol. Ky është mendimi i sllovenit Ceferin dhe rrjedhimisht i të gjithë UEFA-s. Ndoshta, prandaj, së shpejti do të ketë një diskutim të ri ndërkombëtar mbi faullet e shkaktuara nga prekja e topit me dorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë