Futboll

UEFA hap një hetim për audion hot që u dëgjua me zë të lartë gjatë shortit të Europianit

Gazeta Si – UEFA nuk e ka pritur aspak mirë ‘shakanë pa kripë’ gjatë shortit të Hamburgut dhe, sipas shtypit spanjoll, ka hapur një hetim në lidhje me ngjarjen.

Një shaka, që nuk mund të kalojë si e tillë. Gjatë hedhjes së shortit për grupet e Europianit 2024 më 2 dhjetor, një audio e çuditshme shtangu të gjithë të pranishmit në sallë, duke i vënë jo pak në siklet.

Bëhet fjalë për një audio hot, si ato të filmave me drita të kuqe, që u dëgjua me zë të lartë në sallë, ndërsa autori i vendosjes së saj duket se është një youtuber. "Isha në shortin e Europianit, dikush na dalloi. E lashë telefonin tim aty, me shumë video hot…”, - ka deklaruar ai.

Në rrjetet sociale skena është kaluar me të qeshur, por jo nga UEFA. Përkundrazi, institucioni që drejton futbollin europian nuk e ka pritur aspak mirë atë që ndodhi. Sipas ‘Sport’, UEFA ka vendosur të hapë një hetim në lidhje me këtë episod dhe me shumë gjasa do të ketë sanksione për përgjegjësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë