UEFA zyrtarizon zgjerimin e organikës së lojtarëve për skuadrat e kualifikuara në EURO 2020. Ishte një vendim që pritej në fakt për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe institucioni që drejton futbollin europian tashmë e ka konfirmuar zyrtyarisht.
Trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse në Europian do të kenë një listë me 26 lojtarë të grumbulluar, 3 më shumë se më parë, ku limiti ishte 23 lojtarë. Megjithatë, në protokollin e ndeshjeve do të regjistrohen vetëm 23 lojtarë, duke përfshirë edhe 3 portierët. Tre lojtarët e tjerë të organikës nuk mund të ulen në stol.
🏆 #EURO2020 squads will feature up to 26 players.
— UEFA (@UEFA) May 4, 2021
👕 Squad lists will be submitted on 1 June, but teams will be able to make unlimited replacements in case of serious injury or illness before the first match. Goalkeepers can be replaced ahead of each match.
Full details: ⬇️
Deri më 1 qershor trajnerët duhet të kenë dorëzuar listat e futbollistëve që do të grumbullojnë. Zëvendësimi i ndonjë lojtari mund të bëhet vetëm në rast dëmtimesh të rënda, apo të infektimit nga Covid-19. Lojtarët që dalin pozitivë konsiderohen si rast i sëmundjes serioze, kështu që mund të zëvendësohen para ndeshjes, gjithmonë me miratimin e UEFA-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.