Lajme

Uebsajtet më të vizituara në botë

Ekzistojnë mëse 1.1 miliardë uebsajte në internet, por shumica e trafikut shkon vetëm për një porcion të vogël prej tyre. Google.com përshembull merr 28 miliardë vizita në muaj. Më i afërti është Youtube.com i cili sjell 20.5 miliardë vizita e më pas Facebook. Por lista vazhdon me disa faqe që mund t’ju befasojnë, ose janë krejt të panjohura nga ju.

Sipas SimilarWeb, në vendin e katërt është një motor kërkimi kinez baidu.com, i cili ka pasur rreth 9 miliardë vizitorë në shkurt. Wikipedia është në vendin e katërt, ndërsa në vendin e pestë Yahoo.com.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë