Treg

Udhëzimi për transportin/ Nëse nuk ofrojnë shërbim, do jepen licenca të përkohshme

Në rast se operatorët e linjave të transportit qytetës, rreth qytetës dhe ndërqytetës vendosin të mos operojnë më, ata do të zëvendësohen me subjekte të përkohshme me qëllim mbulimin dhe vazhdimin pa ndërprerje e këtij shërbimi ndaj  konsumatorit shqiptar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndryshuar procedurat licencuese përmes nëj udhëizmi  ku përcaktohen se edhe në rastet e falimentimit apo heqjes së licencës për operatorët ekzistues,  autoriteti licencues mund të lidhë një kontratë të përkohshme me një subjekt të licencuar për shërbimin në linjat e rregullta të transportit të udhëtarëve.

Udhëzimi parashikon po ashtu se subjekti mund të ofrojë shërbimin edhe nëpërmjet mjeteve shtesë të marra me qira, ndërkohë që afati i autorizimit vendoset nga autoriteti licencues, në përputhje me kushtet dhe afatet procedurale të pajisjes me autorizim, duke garantuar mbulimin dhe vazhdimin e plotë të shërbimit gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, udhëzimi saktëson se subjekti, i cili do të tërhiqet, ka shpallur falimentimin apo i hiqet licenca, ka detyrimin të mbulojë me shërbim linjën deri në 1 muaj pas njoftimit për tërheqje ose fillimit të procedurave të falimentit, apo marrjes së vendimit për heqjen e licencës, nëse do kërkohet nga autoriteti licencues.

Ndryshimet propozohen në një moment ë kur operatorët e licencuar për operimin e  linjave të transportit qytetës e ndërqytetës kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë për shkak të situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19 dhe jo rrallë kanë bërë presion për të ndërprer aktivitetin sepse nuk e përballojnë dot financiarisht.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë