Vende dhe Udhetime

Udhëtime nëpër botë sipas çdo muaji të vitit

Disa e konsiderojnë udhëtimin si një luks, ndërsa të tjerë besojnë se është çelësi për të jetuar një jetë të pasur dhe të përmbushur. Sapo ka nisur viti i ri dhe planet e udhëtimit për këtë vit mund të mos jenë menduar ende. Bota jonë është e mbushur me bukuri të pamatshme, natyrale e artificiale dhe ndoshta nuk do të mjaftonte një jetë për t`i parë të gjitha.

Duke qenë se bota na ofron vende nga më të ndryshmet dhe më të bukurat të cilat na joshin gjithmonë për t’i vizituar të paktën një herë në jetë, është mirë që përpara se t”i vizitoni të merrni disa informacione rreth kulturave dhe bukurisë që ofrojnë vendet të ndryshme ane e mbanë botës. Ekspertët e udhëtimit shpeshherë na kanë dhënë sugjerimet e ndryshme për periudha të caktuara të vitit. Ndërsa në këtë artikull do të gjeni sugjerime për çdo muaj të vitit.

Janari-Etiopi
“Etiopia do të jetë Peruja e ardhshme," thotë Jose Cortes, bashkë-themelues i operatorit turistik luksoz A2A Safaris. Ky vend i mbyllur në brigjet e Afrikës, kryesisht i paprishur nga turizmi masiv, është shtëpia e kulturave të lashta, vendeve arkeologjike që datojnë miliona vjet më parë, kafshë të egra dhe peizazhe të ndryshme. Malet Bale në Malësi të Etiopisë - rreth 400 km në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba - janë krahasuar me Zvicrën dhe është vendi më i mirë për të parë ujqërit e Etiopisë, mishngrënësit më të rrezikshëm në planet.

Shkurt-Bolivia
Bolivia është një vend në qendër të Amerikës së Jugut, me një terren të larmishëm që përfshin malet e Andeve, shkretëtirën e Atacamës dhe pellgun Amazon. Liqeni Uyuni është një nga liqenet më interesante, të pazakonta dhe të bukura në Bolivi. Arsyeja për këtë është se ky liqen është krejtësisht ndryshe nga kuptimi ynë i zakonshëm i liqenit. Uyuni është i njohur në të gjithë botën, dhe konsiderohet të jetë liqeni më i madh i kripur në botë.

Mars-Hokkaido Japoni
Ekspertët e udhëtimit sugjerojnë këtë vend të Japonisë për të udhëtuar gjatë muajit Mars. Hokkaido, ishulli më verior i Japonisë është destinacioni që ofron peizazhe të veçanta, nga fushat e lulëzuar të Furanos në verë, deri në malet e mbuluara me borë të Nisekos gjatë dimrit. Shumë më pak njerëz shkojnë drejt gadishullit Notsuke, rreth 28 km nga Hokkaido lindore që është shtëpia e një ekosistemi unik. Vizitorët mund të shijojnë në shëtitje me dëborë, kalërim pranë maleve Shiretoko, Marsi është periudha më e përkryer për ta bërë uudhëtimin tuaj më unik, pasi me fillimin e pranverës mud të shijoni natyrën e bukur që ofron fillimi i muajit mars.

Prill-Peubla Meksikë

Nëse ju pëlqen të vizitoni objekte në formë piramide, dhe atë të Egjiptit e keni vizituar, atëherë drejtohuni në Puebla, një qytet kolonial në Meksikën qendrore. Në periferi është Piramida Giant e Cholula, ndryshe i njohur si Tlachihualtepetl. Ky kompleks i ndërtuar në katër faza në mes të shekullit të 3-të dhe shekulli i 9-të është struktura më e madhe e bërë nga dora njeriu në botë - megjithëse nuk mund të duket, pasi shumica e saj është varrosur nën tokë. Kolonialistët spanjollë të shekullit të 16-të vënë vulën e tyre në të duke ndërtuar një kishë në majë të strukturës. Statusi i mbrojtur i kishës pengon arkeologët të zbulojnë pjesën tjetër të piramidës.

Maj-Matera Itali
Matera është vendi më i mirë për t'u vizituar gjatë muajit prill. Ky vend i cili ndodhet në rajonin e Basilikatës në jug të Italisë njihet për ndërtesat dhe shkëmbinjtë, shpellat dhe kishat shkëmbore. Qyteti është shpallur (së bashku me Plovdivin në Bullgari) Kryeqyteti Evropian i Kulturës për 2019 - që do të thotë më shumë festivale dhe vizitorë. Një vizitë gjatë muajit maj, do të shpërblejë vizitorët me një bukuri lokale, kuzhinë tradicionale, dhe peizazhe frymëzuese.

Qershor-Pantanal Brazil
Qershori është muaji ideal për një udhëtim në Brazil veçanërisht në Pantanal.
Nëse keni më të vërtetë pasion për florën dhe faunën duhet me patjetër të vizitoni Pantanal. Në këtë vend ka kafshë të egra të Brazilit. Është zonë e cila ka një koleksion kafshësh që nuk mund të shihen askund tjetër.

Korrik-Helsinki Finlandë
Helsinki Finlandë është një vend që kryeson në listën e vendeve që duhet të vizitohen gjatë vitit 2019. Helsinki ka kohë që ka pasur një reputacion për dizajn të mirë dhe stilin skandinav, por turizmi i qëndrueshëm është çelësi i qasjes së saj aktuale. "Destinacionet mund të ofrojnë një përvojë të qëndrueshme për vizitorët ", thotë Laura Aalto, drejtoreshë e Marketingut të Helsinkit, një agjenci qeveritare që punon për të promovuar agjendën turistike të qytetit. Ky vend njihet për qasjen e veçantë të kulturës dhe arkitekturës. Zgjidhni muajin korrik për të vizituar këtë vend, pasi në këtë periudhë do të keni mundësinë të shijoni edhe shumë festivale të ndryshme që realizohen në këtë qytet.

Gusht- Peru, Amerikë e Jugut
Peruja meriton të vizitohet më shumë se një herë. Por nëse dëshironi të përjetoni udhëtimin më të veçantë, zgjidhni muajin gusht për të udhëtuar në këtë vend. Pyjet e Amazonës dhe Aguas Calientes janë thjesht të mrekullueshme.

Shtator-Kenia
Kenia është një destinacion kryesor që faqja A2A Safaris sugjeron të vizitohet gjatë muajit shtator. Ndonëse ky vend në njëfarë mënyre ka rënë poshtë renditjes së turizmit në vitet e fundit. Shqetësimet e sigurisë dhe ngritja e destinacioneve të tjera kanë marrë disa nga shkëlqimi, por është ende e vështirë të injorohet si një vend i mrekullueshëm për kafshë të egra. "Për sa i përket destinacioneve kryesore si Botswana, Tanzania, Kenia dhe Afrika e Jugut. Në Kenia do të keni mundësinë të shijoni aventura të veçanta si ecja, kalërim, etj.

Tetor-Mizunami Japoni
Në vitin 2017 një artikull në gazetën "The Guardian" paraqiste një restorant në fshatin Japonez, me titullin: A është ky restoranti më i mirë në planet? Yanagiya, në një ndërtesë druri prej 170 vjetësh në majë të një kodre të vogël në qytetin e Mizunamit, gatimi tradicional si dhe një pamje mjaft të veçantë. Shpesh herë ky vend ka qenë një ndër pikat kryesorë të tërheqjes së turistëve, për shkak të pozicionit të saj.

Nëntor-Kordoba Argjentina
Nëse po kërkoni një vend të veçantë në Argjentinë, një alternativë e mirë është edhe Kordoba. Aktivitetet kulturore dhe natyra që ofron ky vend, ju jep mundësi vizitorëve të përjetojnë disa ditë të veçanta sidomos gjatë ditëve të fundit të vjeshtës. Një itinerar tipik do të përfshijë vizita në muzetë, tregjet artizanale dhe dyqanet që shesin mallra lëkure të punuar me dorë, si dhe ekskursione në fshat.

Dhjetor-Antarktika
Nëse po kërkoni një vend ku dëshironi të sfidoni të ftohtin atëherë zgjidhni Antarktika. Ky vend i mbuluar nga akulli do t’ju jap mundësinë të shijoni pamjen nën ngjyrat gri dhe të bardhe. Jeni sfidues dhe pëlqeni aventurat e veçanta atëherë zgjidhni muajin dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë