Prej disa kohësh faqja e facebook-ut të Teatrit Kombëtar ka postuar fotografi nga arkiva e këtij institucioni të shfaqjeve që janë ngjitur në këtë skenë, por edhe të turneve teatrore në rrethe. Me diçiturën “Kujtesa Mbetet” janë prezantuar edhe njëherë për publikun nostalgjik , por edhe për ata që nuk kanë pasur mundësi t’i shohin shfaqje të tilla që datojnë nga fundi i viteve ’40. Ky vit ka shënuar edhe 73 vjetorin e përurimit të skenës së Teatrit Kombëtar.
Fotografi e shkrepur para 70 viteve. Publiku në hollin e Teatrit Popullor, duke hyrë për të parë shfaqjen “Prefekti” të Besim Levonjës (1948). Kjo pjesë e teatrit përkon sot me vendin ku ndodhet biletaria e Teatrit Kombëtar.
Lëvizja në rrethe e shfaqjes "Orët e Kremlinit" (1957). Aktorët Sandër Prosi dhe Lazër Filipi duke interpretuar.
Punëtorët e Teatrit Popullor në kamionin e transportit të skenografisë dhe rekuizitave.
Një traditë e Teatrit Popullor ka qenë përshëndetja në fund të premierës jo vetëm e trupës së aktorëve, por e gjithë stafit realizues.
Shfaqja “Jeta e tjetrit” (1988). I njëjti prezantim është bërë edhe më 2017 në Kinë, pas shfaqjes “Zbutja e Kryeneçes”, produksion i Teatrit Kombëtar.
Në këtë kolazh fotografik nxjerrë nga arkiva e Teatrit Kombëtar, paraqiten punonjësit e prapavijës dhe të teknikës së Teatrit Kombëtar gjatë viteve 70': Ermeni Kotini, Zana Pecani,Agim Basha,Ramazan Shtufi,Myfit Alluni,Selman Xibri,Fuat Çutra, Aleksander Panajoti,Isuf Derhemi, Vanthi Gjerazi,Ali Rysheku,Nush Prendi, Mustafa Rama(Tafa) etj.
Foto të vitit 1974, ku shfaqen të gjithë punonjësit dhe trupa artistike e Teatrit Kombëtar.
Këtë vit janë mbushur 73 vite nga përurimi i Teatrit Kombëtar. Skenografi Hysen Devolli duke prezantuar maketin e skenografisë së tij, para kolegëve Marie Logoreci, Ndek Luca, Prokop Mima, Mihal Popi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Gjon Karma.
Dramë e vitit 1981 mbi vdekjen e Qemal Stafës, me skenar të Ruzhdi Pulahës, regji të Piro Manit, skenografi të Shaban Hysës dhe muzikë të Nikolla Zoraqit.
Kasta e aktorëve ishin: Viktor Zhusti (në rol kryesor), Ndriçim Xhepa, Robert Ndrenika, Edmond Budina, Yllka Mujo, Margarita Xhepa, Andon Koço, Andon Qesari, Sandër Prosi, Besa Imami, Agim Qirjaqi, Mërkur Bozgo etj.
Edi Luarasi në dramen “Një bie, mijëra ngrihen” të Spiro Urumit, me regji të Naim Frashërit, Teatri Popullor, 1968.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.