Bota

Uashington, zhurmë e fortë në qiell: tre F-16 ndjekin një avion privat (i cili përplaset)

Gazeta Si - Një zhurmë shumë e madhe në qiell, sa për të tronditur muret e shtëpive dhe për të ngjallur reagimin më klasik të panikut të kohës: të kërkosh shkakun në rrjetet sociale.

Për orë të tëra të dielën, më 4 qershor, banorët e Uashington D.C. në SHBA dhe disa zona të Virxhinias dhe Maryland-it, pyetën veten se cili ishte "bumi i zërit" që kishin dëgjuar dhe përgjigja erdhi menjëherë pas kësaj nga autoritetet kombëtare.

Një aeroplan privat me dritë shkeli hapësirën ajrore mbi kryeqytet: tre avionë luftarakë F-16 të autorizuar nga Pentagoni u përgjigjën menjëherë, duke kryer një ngritje të shpejtë dhe duke fluturuar me shpejtësi supersonike për ta neutralizuar atë.

Si rezultat, ndodhi "bumi". Avioni i vogël, një “Cessna”, ishte një fluturim privat me katër persona në bord: pak pasi u rrëzua në malet e pyllit “George Ëashington” - jo për shkak të "ndjekjes", saktësojnë autoritetet - dhe nuk ka të mbijetuar.

Pronari i avionit, një sipërmarrës nga Florida, John Rumpel, ka njohur dhe verifikuar si pasagjerë vajzën e tij, mbesën 2-vjeçare dhe dadon e saj, si dhe pilotin.

Ata po ktheheshin në shtëpi në Long Island pas një vizite tek pronari. Avioni i vogël mund të ketë humbur presionin e ajrit dhe piloti nuk iu përgjigj përpjekjeve të Mbrojtjes për të kontaktuar me ta. Ky ishte shkaku sipas mediave amerikane i “kundërsulmit” ajror të avionëve luftarakë në mënyrë jo të heshtur, duke trembur popullatën.

Të dhënat nga shërbimi i gjurmimit të fluturimeve "Flightradar 24", tregojnë një avion që përputhet me përshkrimin e autoriteteve dhe shtegun e fluturimit që arrin në Long Island përpara se të kthehet. Avioni fluturoi direkt mbi Uashington përpara se të dhënat të përfundojnë pranë Staunton, Va.

Ekipet e shpëtimit arritën në vendin e përplasjes pak para orës 20:00, tha Corinne Geller, një zëdhënëse e policisë së shtetit. "Asnjë i mbijetuar nuk u gjet", - tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë