Politike

Vendimi të premten / U zunë me Açkën, Bardhi dhe Noka do përjashtohen me rregulloren e re

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që ndaj dy deputetëve të PD-së, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi të merret masa disiplinore me përjashtim nga punimet e Kuvendit nisur nga situata konfliktuale e krijuar të mërkurën në komisionin e Medias.

Ende nuk behet e ditur se sa ditë do të jetë masa në një kohë që me ndryshimet e reja të rregullores ato variojnë si periudhë nga 10 ditë deri në dy muaj.

Një grup deputetësh socialiste përfshinë në kërkesën e tyre edhe veprimet që Bardhi dhe Noka ndërmorën në fillim të sesionit të ri parlamentar duke pamundësuar normalisht punimet për shkak të zhurmës akustike që ata krijuan duke i rënë bilbilave. Gjithçka pritet të vendoset nga Këshilli i Etikës i drejtuar po nga PS që mblidhet të premte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë