Qeveria ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Drejtësisë, Toni Gogu. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave dhe mban datën 18 shtator dhe hyn në fuqi. Ndërsa nuk ka përcaktuar ndonjë zëvendësministër të ri të Drejtësisë. Gogu u zgjodh së fundmi si kryetar i këshillit bashkiak të Tiranës, i cili është edhe anëtar socialist i këtij institucioni. Ai u emërua si numri dy i ministrisë së Drejtësisë në mandatin e dytë të qeverisë “Rama”.
Gogu njihet edhe si njeri i afërt i kryebashkiakut Veliaj dhe u zgjodh në krye të këshillit bashkiak, duke bërë që Aldrin Dalipi të mos zgjidhej sërish, por duke postuar si kryetar i këshillit të qarkut të Tiranës. Ndërsa ministrisë së Drejtësisë më parë iu largua edhe Teuta Vodo, duke e zëvendësuar me Fjoralba Cakën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.