Rend dhe Ligj

U vodh në Turqi, bllokohet anija në Sarandë, pranga kapitenit

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një anije turistike, ndërsa ka vënë në pranga kapitenin e saj.  Nga hetimet  e para rezulton se ky mjet lundrues  ishte vjedhur në Turqi. Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë)  vinte nga Korfuzi dhe kishte hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Sarandës bllokon një mjet lundrues turistik dhe vë në pranga kapitenin e këtij mjeti.

Nga shkëmbimi në kohë reale i informacionit me homologët dhe nga verifikimet me Interpolin, rezultoi se mjeti turistik “LIBERTAS” ishte vjedhur në Turqi. Mjeti turistik “LIBERTAS” me 3 shtetas ne bord (1 turk dhe 2 rusë) i cili vinte nga Korfuzi, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Nga punonjësit e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit nisur edhe nga përbërja e ekuipazhit, u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur.

Për këtë arsye punonjësit e Policisë Kufitare të Sarandës kanë shkëmbyer informacion me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë vendore të Sarandës dhe me Prokurorinë , shtetasi D. U, 47 vjeç nga Turqia, u ndalua  për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme.

 

Më Shumë