Lajme

U shpall në kërkim për shkeljet në bregdet, vetëdorëzohet nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit

Arben Isaku, nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit është vetëdorëzuar sot në policinë Durrësit vetëm tre ditë pasi u shpall në kërkim. Ai u procedua penalisht të hënën pasi akuzohet për veprat penale ”Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” , ”Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Isaku është një figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste në Durrës. Ai më herët ka qenë drejtor i Aluizini-t në këtë qytete. Gjithashtu përveç pozicionit të nëndrejtorit të Kadastrës së Durrësit, ai është edhe kryetar i Këshillit Bashkiak dhe numri dy i PS-së së qytetit bregdetar.

Bashkë me Isakun në polici është dorëzuar edhe shtetasi me inicialet R.K., 27 vjeç me detyrë në ekonomisë në Kadastrën e Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet F.R., 28 vjeç, me detyrë Specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës-Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë