Futboll

U shpall kampion me Tiranën, Hasani transferohet në Turqi

Për futbollistët shqiptar, Turqia mbetet një trampolinë e rëndësishme për të ardhmen. Cikalleshi, Selmani apo edhe Domgjoni janë futbollistët që përfaqësojnë Shqipërinë në vendin fqinj, ndërsa kësaj kolonie mund i shtohet edhe Edon Hasani.

Mesfushori i cili këtë vit u shpall kampion me Tiranën, ka firmosur në kategorinë e dytë në Turqi. Ai do të luajë me skuadrën e Ankara Keciorengcu, që militon në kategorinë e dytë. Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon.

Skuadra e qytetit të Ankarasë e mbylli sezonin e kaluar në vendin e tetë dhe synon ngjitjen në Superligë në sezonin e ri. Për 28-vjeçarin kjo është eksperienca e pestë në klube të huaja, pasi më parë ka luajtur me Litex Lovech, Ceahlăul Piatra, Poli Timisoara dhe Sepahan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë