Futboll

“U sëmura nga Covid duke parë lajmet”, batuta e Mancinit krijon polemika

Një postim i trajnerit të Italisë, Roberto Mancini në “Instagram”, në lidhje me koronavirusin, që po bën xhiron e internetit, ka prodhuar polemika të mëdha. Tekniku i të kaltërve, ndau me ndjekësit e tij një karikaturë në të një infermiere që pyet pacientin në spital: “Ke ndonjë ide si u sëmure?”. “Duke parë lajmet”, ishte përgjigja e pacientit.

Nuk është hera e parë që Mancini polemizon në lidhje me virusin, duke u përplasur në të shkuarën edhe me ministrin Speranza. Por gjithsesi menjëherë  ka mbërritur edhe ndjesa e Mancinit që ka saktësuar: “Postova vetëm një karikaturë që mu duk se ç ‘dramatizonte një moment kaq të komplikuar. Vetëm kaq. Nuk kishte asnjë mesazh të nënkuptuar e asnjë qëllim për ti treguar mungesë respekti të sëmurëve e viktimave nga covid-19, nëse është kuptuar kështu kërkoj ndjesë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë