Politike

U rrënuan nga tërmeti, Rama dorëzon çelësat e 120 apartamenteve të reja

Kryeministri Edi Rama ishte të martën mes banorëve të një zone në Marikaj, ku u dorëzuan çelësat e 120 apartamenteve të reja në 6 pallate të rindërtuara nga themelet, si pasojë e tërmetit.

“... Do t’i merrni falas siç ju kemi premtuar, kështu që janë prona juaj. Mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni. S’keni asnjë qindarkë, as kredi, as detyrim tjetër ndaj shtetit, kuptohet dritat do t’i paguani vetë. Nuk diskutohet” – iu drejtua ai banorëve, teksa sugjeroi që zona e rindërtuar të ketë edhe mjedise c’lodhëse dhe argëtuese për komunitetin. 'Duhen vendosur stola, mund të bëhen volume betoni, që vijnë si L dhe ato krijohen si xhepa që luajnë fëmijët, këtu mund të vihet kollaj një kosh basketbolli që të jenë të hapura. Porosisim që të bëjmë dhe një murale të bukur”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë