Politike

U rizgjodh kreu i PD/ Berisha: Pati përpjekje për të përbaltur garën

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se pse nuk mori asnjë mesazh urimi për rizgjedhjen në krye të PD nga krerët e partive simotra të PD.

Berisha u përgjigj me nota humori, duke thënë se vetë ai “nuk është nga që çon shumë mesazhe urimi”, ndaj theksoi se në këtë aspekt ka një lloj reciprociteti.

Ndërkohë Berisha e konsideroi ditën e shtunë, kur u rizgjodh në krye të PD si “ditë të ndritshme të demokracisë”.

Ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se kishte infiltruar persona të botës së krimit, për të përbaltur, siç tha ai “garën për kreun e PD”.

“Mendoj se e shtuna ishte një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri, që ka mbetur vetëm në opozitë. Unë të shtunën kam një mirënjohje të pafund për të gjithë ata që iu përgjigjën, pas një propagande të pafund të mafies shtetërore, pas përpjekjes për infiltrim të eksponentëve të botës së krimit nga Edi Rama, pas përpjekjeve për të përbaltur këtë garë me të përdalë politike, të cilët pasi kanë ikur nga PD, kanë krijuar në parti të tjera…i sillte Edi Rama etj, etj. Ajo qenë ditë e historisë.

Sa i përket urimeve, kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jem shumë i sinqertë, unë nuk jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë