Rend dhe Ligj

U rendit e dyta, Arta Marku i kërkon KLP-së arsyet

Gara për zgjedhjen e kryeprokurorit merr një tjetër rrjedhë. Kur pritej që të Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dërgonte listat e kandidatëve për postin e kryeprokurorit në Parlament, Arta Marku, "ngrin" procesin dhe kërkon të njihet me mënyrën e vlerësimit. Sipas burimeve mësohet se kryeprokurorja aktuale i është drejtuar me anë të një letre KLP ku i kërkon që të njihet me mënyrën e përdorimit të sistemit të pikëzimit që e la atë jo në parën në listën e pretendentëve për  kryeprokuror.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë. Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues. Burimet pohuan për Gazeta "Si" se kërkesa e drejtuar bëhet me qëllim që të vleresojë nëse ka  shkaqe për ankim të renditjes së kryer nga KLP ose jo.

Po të njëjtat burime pohuan se Marku është në afat, pasi vetëm dje i kishte mbërritur vendimi zyrtar i KLP-së për renditjen, e sipas ligjit ka tre ditë afat që ta ankimojnë. Ligji njeh si detyrim kohor periudhën kur kandidati njihet zytarisht me listën e renditjes, e jo me shpalljen që mund të ndërmarrë në faqen zyrtare në internet KLP-ja.

Pas këtij shpjegimi nga ana e KLP-së, Arta Marku mund të vendosë ta ankimojë ose jo vendimin e marrë për renditjen e kandidatëve për postin e kryeprokurorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë