Lajme

U qëllua me armë zjarri, 30-vjeçari humb jetën në spital

Një i ri ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në spital, teksa më herët është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në Pukë në fshatin Vrrithë në rrethana të paqarta.Viktima është Petrit Biba, 30 vjeç, nga Rubiku, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Mësohet se ai ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë