Ka ndodhur

U plagos me thikë, ndërron jetë në spital 60-vjeçari në Gjirokastër

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në spital, pas një sherri me thikë, ku fillimisht mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në Gjirokastër, në lagjen e pazarit të qytetit, ku pas një konflikti, Afrim Nazifi, 57 vjeç, qëlloi me një mjet të mprehtë shtetasin, Ilirian Ruca.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve në trup.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë