Dy vëllezër janë arrestuar në Peshkopi, pas një konflikti me dy shtetas të tjerë, punonjës policie jashtë detyrës.
Të arrestuarit janë vëllezërit R.T. 22 vjeç dhe K.T, 24 vjeç, që sipas forcave të rendit për motive të dobëta i kanë shkaktuar punonjësve të policisë dëmtime të lehta trupore.
Policia thotë se dy të arrestuarit kanë kundërshtuar me forcë edhe efektivët e patrullës që i kanë shoqëruar në komisariat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.