Lajme

U kap me armë pa leje, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi qarkullonte me armë pa leje.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A. C., 21 vjeç, banues në Tiranë.
I riu është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatik, dy krehra dhe një sasi fishekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë