Ka ndodhur

U kap me 63 doza kokainë, në pranga 40-vjeçari nga Tirana

Një 40-vjeçar nga Tirana u arrestua nga policia, pasi u kap me 63 doza kokainë.

Policia thotë se Rigert Sinani u arrestua në rrugën “Allman Dervishi”, pasi në kontrollin e ushtruar në makinën e tij u gjetën 63 doza kokainë.

Sipas policisë, 40-vjeçari merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike në zonën e Laprakës kryesisht, si dhe në disa pjesë të tjera të Tiranës.

“Gjatë operacionit policor të koduar “Lapraka”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën në rrugën “Allman Dervishi “ dhe më pas arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 63 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe katër aparate celular’, thuhet në njoftimin e policisë.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë lekësh që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, dhe 4 aparate celularë si dhe automjeti me të cilin qarkullonte 40-vjeçari.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë