Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për suedezin Sebastian Vall, i cili u arrestua tri ditë më parë në doganën e Muriqanit në Shkodër, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 19 pistoleta, teksa po tentonte të kalonte drejt Malit të Zi.
Nga salla e gjyqit, ai deklaron se “do të bënte vetëm transportin e pistoletave nga Shqipëria për në Suedi.
Ai gjithashtu thotë se kishte udhëtuar tranzit nga Suedi – Turqi – Prishtinë.
“Kam qëndruar 4 ditë në Prishtinë. Armët i kam marrë nga një person që nuk e njoh dhe do t’i çoja në Suedi. E bëra këtë sepse isha i papunë, s’kisha para për studime”, deklaron më tej ai.
Kujtojmë që 21-vjeçari armët tip pistoletë i kishte fshehur në një çantë, ndërkohë që ishte si pasagjer në linjën e autobusit Kosovë –Gjermani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.