Ka ndodhur

U hedh fqinjve benzinë në trup, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar në Elbasan pasi u hodhi lëndë djegëse në trup fqinjve të tij.

Policia thotë se shtetasi Ç. Z, dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe gjatë konfliktit ka lënduar dy fqinjët e tij S. SH. dhe K. Sh.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet  nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve  S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë