Lajme

U gjenden armë, drogë dhe thika, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, pasi lëviznin me armë dhe lëndë narkotike me vete. Të arrestuar janë shtetasit E. D., 33 vjeç dhe E. B., 25 vjeç, të dy banues në Yrshek, Tiranë. Për shtetasit në fjalë, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6 dispononin informacion se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.
Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.
Si prova materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë