Futboll

U futën në fushë dhe rrahën futbollistët, 41 të dënuar në Portugali

Janë 41 tifozët e Sportingut të Lisbonës, të cilët janë dënuar nga gjykata, pasi pushtuan qendrën stërvitore të skuadrës në maj të 2018-ës, kur kërcënuan dhe rrahën futbollistët. Është liruar ndërkohë presidenti i atëhershëm i Sportingut, Bruno de Karvalho, i akuzuar si porositësi i atij akti dhune.

Ngjarja ndodhi tri ditë pasi presidenti i skuadrës portugeze kishte kritikuar publikisht futbollistët e tij. Gjykata e Lisbonës ka dënuar me 5 vjet burg 9 ultras të Sportingut, ndërsa për 29 të tjerë dënimi është i pezulluar momentalisht. Tre tifozë ia kanë hedhur vetëm me gjobë financiare.

Në atë ngjarje, sulmuesi holandez, Bas Dost, u detyrua të bënte disa qepje në kokë, pas sulmit barbar të tifozëve. Përveçse goditën futbollistët e skuadrës së tyre, ultrasit e Sportingut dëmtuam edhe disa struktura të qendrës stërvitore dhe rrëmbyen disa fanella loje. Shumë futbollistë të Sportingut, pas asaj ngjarjeje, kërkuan me ngulm prishjen e kontratës me klubin e njohur portugez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë