Ka ndodhur

U dhunua nga shokët, ndërron jetë te Spitali i Traumës 57-vjeçari nga Ballshi

Ndërroj jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj, banues në qytetin e Ballshit, i cili u rrah nga tre shokët e tij në datën 29 janar.

Pasditen e 29 janarit kur 57-vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij, Fitim Zekaj, 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç, dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç, të tre banues në Ballsh, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.

Nga përdorimi i dhunës së tre shokëve të tij ndaj Sinanrrapajt që atë natë ai u dërgua në spitalin e Ballshit, por nga goditjet e marra u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.
Pas ngjarjes, policia ndaloi tre shokët e 57-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë