Lajme

U arrestua si pjesë e grupit “Bajri”, Italia kërkon ekstradimin e Ilir Rustemit

Italia ka kërkuar ekstradimin e Ilir Rustemit (Bajrit), vëllai i Safet Bajrit. Ilir Rustemi është i dënuar me 5.6 vjet nga Gjykata e Bolonjës për trafikim droge dhe prostitucion.
Prokuroria e Shkodrës i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për qëllime ekstradimi në Itali. Ilir Rustemi (Bajri) është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit Oaz, operacion i cili arriti të godasë grupin “Bajri” në shtator të 2018-ës.
Bajri ishte i pranishëm në seancë, por masa e sigurisë ndaj tij u shty, pasi nuk ishte i pranishëm avokati mbrojtës.
Italia ka sjellë një vendim për ekstradimin e Ilir Rustemi Bajrit në shtetin italian, pasi në vitin 2008-2009 Gjykata e Bolonjas në Itali e ka gjykuar dhe dënuar për akuzën “trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni”.
Gjatë kohës kur u zhvillua kjo seancë e masës së sigurisë në Shkodër, Gjykata e Shkallës së Parë ishte e rrethuar nga forca të shumta policie. Pas seancës që zgjati jo më shumë se 10 minuta, Ilir Rustemi Bajri u shoqërua nën masa të rrepta sigurie drejt paraburgimit në pritje të seancave të tjera tek krimet e rënda dhe gjykata e Shkodrës për qëllim ekstradimi në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë