Drejtësia

U arrestua për shitblerje votash, SPAK çon në gjyq dosjen për Klodian Kapedanin

Gazeta Si - SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq Klodian Kapidanin, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit në Kavajë.

Sipas SPAK, Kapedani iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë para për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

Kapedani u arrestua më 9 qershor për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe u zbulua nga policia përmes përgjimeve telefonike pas dyshimeve për shit-blerje votash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë