Rend dhe Ligj

U arrestua pasi i kërkoi favore seksuale studentes, pëson parainfarkt pedagogu nga Elbasani

 Ditën e djeshme, një ditë pas arrestimit nga Policia, pedagogu i Universiteti të Elbasanit, Dritan Himçi, ka pësuar atak kardiak. Shqiptarja.com mëson se pedagogu është shoqëruar me urgjencë për në Spitalin e Elbasanit dhe më tej në QSUT. Burime nga spitali bëjnë të ditur se pedagogu ka kaluar parainfarkt.

Urgjenca ka mbërritur në dhomat e paraburgimit në Elbasan dhe në momentin e parë e kanë pikasur me tensionin 22. Menjeherë ai është transportuar me autoambulancë, ku mësohet se tashmë gjendja është e stabilizuar.

Ai u vu në pranga pas transmetimit të një kamere të fshehtë në emisionin investigativ Stop, teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim që ta kalonte në lëndën e tij, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.

Policia e Elbasanit arrestoi nw 17 shatorit vëllain e sekretarit të PD në Elbasan, Blendi Himçi,  Denis Himçi, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ndalimi i Denis Himçit erdhi pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himçi shfaqej me një makinë luksoze tip ‘Audi’, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.

Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”  pezulloi nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane,

 

Më Shumë