Ka ndodhur

U arrestua i dehur në timon, “detyrim paraqitje” për kandidatin e LSI-së

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për kandidatin e LSI-së, Sokol Skura, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Policia në njoftimin për mediat tha se Skura po udhëtonte në aksin Librazhd-Elbasan dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Sokol Skura renditet i pesti në listën e LSI për qarkun e Elbasanit.

Kjo nuk është hera e parë që 42-vjeçari i jep mjetit në gjendje të dehur.

Edhe më herët në vitin 2015 po në gjendje të dehur ka shtypur për vdekje me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë