Lajme

U akuzua për vrasjen e kushëririt në Dukagjin, lirohet Marash Arraj

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar ndryshimin e masës së sigurisë për Marash Arrajn duke e lënë në “arrest shtëpie”.
Ai akuzohet si autori i vrasjes së kushëririt të tij Lazer Arraj, ndërsa ishte më parë nën masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë të caktuar nga Gjykata.
I dyshuari Marash Arra ka mohuar që në fillim akuzat ndaj tij, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kushëririt të tij.
Ngjarja ka ndodhur më 21 tetor në fshatin Shosh të Dukagjinit. 55-vjeçari Lazër Arra kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë