Drejtësia

U akuzua për falsifikim dokumentesh, Apeli shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë

Gazeta Si - Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm ish-gjyqtarin Admir Thanza, i dënuar për falsifikim të vulave, stampave ose i formularëve.

Gjatë procesit të Vettingut, Thanza u akuzua se kishte fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dënimi ishte dhënë në vitin 1999, por gjyqtari i cili u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e pranoi konsumimin e veprës penale.

Gjykata e Tiranës më 31 maj 2019 e kishte shpallur fajtor ish-gjyatarin për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, të parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal dhe në baze të kësaj dispozite, dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim, që iu konvertua në 18 muaj shërbim prove.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, duke e vënë në provë Admir Thanzën për një periudhë kohe prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin vendor të Provës Tiranë.

Ndërsa, Gjykata e Apelit e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Genti Shala dhe anëtarë Emona Muçi dhe Irida Kacerja, vendosi ndryshimin e këtij vendimi, duke e shpallur të pafajshëm.

Admir Thanza, pas shkarkimit nga detyra dhe dënimit, ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin e pasurisë së sekuestruar nga drejtësia shqiptare.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë kërkoi më pas që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar, që u sekuestruan me vendim të gjykatës së Posaçme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë