Turistja izraelite e cila u përfshi në një aksident një ditë më parë në Elbasan, ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Turistja izraelite së bashku me bashkëjetuesin e saj, Nimrod Shwartz 42 vjeç, u përfshinë në një aksident, në lagjen “Emin Matraxhiu” ku mjeti me të cilin ata po udhëtonin motoçikletë tip ‘Honda” u përplas me automjetin tip “Toyota”.
Përplasja ka rezultuar fatale për 31-vjeçaren, e cila ndërroi jetë në ambientet e spitalit, ndërsa drejtuesi i motoçikletës fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, policia bën me dije se është vënë në pranga 42-vjeçarin Nimrod Shwartz nga Izraeli dhe drejtuesin e mjetit tjetër shtetasin me inicialet F. M., 30 vjeç.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.