Mads Pedersen (Lidl-Trek) fitoi etapën e parë në edicionin e 108 në “Giro d’Italia”, Durrës-Tiranë prej 160 km duke veshur të parën bluzë rozë të “leader”-it në klasifikimin e përgjithshëm. Në vendin e dytë dhe të tretë mbërritën respektivisht Wout Van Aert (Team Visma | Lease a Bike) dhe Orluis Aular (Movistar Team). Mads Pedersen falenderoi skuadrën për garën e zhvilluar dhe u shpreh i lumtur që ua shpërbleu me fitoren e etapës.

Në vazhdim ai vlerësoi rivalin Wout Van Aert si një çiklist të jashtëzakonshëm me të cilin në garë nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh. Mads Pedersen veshi për të parën herë fanellën e “leader”-it në një garë të madhe. Mirëpo jo gjithçka u mbyll me kaq. Në zbritjen nga Surreli një incident i rëndë u shoqërua me rrëzimin e disa çiklistëve ku spanjolli Mikel Landa mori dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore. Ai u dërgua me barrelë në Spitalin e Traumës në kryeqytet dhe më pas u tërhoq nga “Giro d’Italia 2025”.
Rradha e mbërritjes
1 – Mads Pedersen (Lidl-Trek) – 160 km në 3h36’24”, shpejtësia mesatare 44.362 km/h
2 – Wout Van Aert (Team Visma | Lease a Bike)
3 – Orluis Aular (Movistar Team)

Klasifikimi i Përgjithshëm
1 – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
2 – Wout Van Aert (Team Visma | Lease a Bike) +4″
3 – Orluis Aular (Movistar Team) +6″
Bluza Rozë për klasifikimin e përgjithshëm – Mads Pedersen (Lidl-Trek)

Bluza Çiklamin për klasifikimin me pikë – Mads Pedersen (Lidl-Trek)

Bluza e Kaltër për klasifikimin e terrenit malor – Sylvain Moniquet (Cofidis)

Bluza e Bardhë për klasifikimin e të rinjve – Francesco Busatto (Intermarché – Wanty)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.