Lajme

Tutor prostitucioni në Itali, kapet në Tiranë 49-vjeçari (Video)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar me banim në kryeqytet, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi Mentor Koltraka, i cili është dënuar në Itali me 14 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

“Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/538594533317086/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë