Treg

Turqia rrit normën e interesit me 25%, më shumë se sa pritej

Banka qendrore e Turqisë rriti normën e saj të interesit më shumë se sa pritej, me 25 për qind, në një përpjekje për të zbutur inflacionin përmes politikës monetare.

Norma kryesore bazë më herët ishte 17.5 për qind.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters prisnin një rritje në 20%. Pas njoftimit lira turke fitoi terren kundrejt dollarit amerikan.

Dollari ishte gati 1.6% më i ulët kundrejt lirës dhe euro 1.5% më i ulët.

Në një deklaratë komiteti i bankës qendrore turke tha se “vendosi të vazhdojë procesin e shtrëngimit monetar në mënyrë që të vendosë kursin e dezinflacionit sa më shpejt të jetë e mundur, të ankorojë pritjet inflacioniste dhe të kontrollojë përkeqësimin e sjelljes së çmimeve”.

Normat e vazhdueshme të inflacionit të qëndrueshëm e shtynë bankën qendrore të rishikojë së fundmi parashikimin e saj të inflacionit për fundvitin nga 22.3% në 58%.

Inflacioni ka rënë që kur arriti kulmin në 85% në tetor të vitit 2022, por u rrit nga 38% në gati 48% në korrik.

Banka qendrore ia atribuoi qëndrueshmërisë së vazhdueshme të inflacionit kombëtar kërkesës së fortë të brendshme, presioneve mbi pagat, kursit të këmbimit, inflacionit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe rregulloreve tatimore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan emëroi në qershor ish-bankieren e Wall Street, Hafize Gaye Erkan si guvernatoren e re të bankës qendrore, duke treguar një zhvendosje nga politika e diskutueshme e uljes së normave të interesit ndërsa inflacioni u rrit.

Banka qendrore ka njoftuar që atëherë rritje të normave në qershor dhe korrik, megjithëse lëvizja e korrikut nuk ishte e pritshme e tregut.

Burimi: CNBC/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë