Lajme

Turqia nis hetime mbi Google

Autoriteti i konkurrencës i Turqisë njoftoi se kishte nisur një hetim për të verifikuar nëse motori i kërkimit në internet Google ka shkelur ligjin e konkurrencës me algoritmet që përdor për kërkime dhe për të synuar reklamat.

Ky hetim ka nisur pas njw një ankesë që mendohet se njësia Google e Alphabet Inc kishte "keqpërdorur pozitën e saj dominuese duke vështirësuar kështu përpjekjet e kompanive të tjera", ka thënë autoriteti.

Hetimi do të përfshijë kompanitë Google Reklamcilik ve Pazarlama, Google International LLC, Google Sh.PK, Google Ireland Limited dhe Alphabet Inc.

Në shtator, autoriteti gjobiti Google rreth 93 milionë lira turke (17.38 milionë dollarë amerikanë) për shkeljen e ligjit të konkurrencës me shitjet e softuerit të tij celular./ Channel NewsAsia


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë